Dy mina me telekomandë janë zbuluar dhe sekuestruar në Fier gjatë një operacioni të koduar “Porosia”, ndërsa është arrestuar poseduesi, E. J. 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.
Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar nga policia në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia deklaron se vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.
g.kosovari