Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë motin në Republikën e Kosovës deri pak pas mesditës, kur vranësirat zhvillohen në zonat perëndimore dhe veriore duke gjeneruar shira afatshkurtër. Orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin.
Maqedonia e Veriut
Sërish paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Por gjatë mesditës dhe pasdites do ketë shpeshtim të vranësirave në zonat perëndimore duke rrezikuar shira afatshkurtër.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në Lindje, qendër dhe Rajonin e Mesdheut. Ndërsa me vranësira, stuhi ere dhe shtrëngata shiu do ketë Europa Jugperëndimore, Ishujt Britanikë dhe Veriu i Kontinentit.
g.kosovari