Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas verifikimit të një dënimi të padeklaruar në Greqi të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili ishte zënë me pronarin kur ishte emigrant, pse ai nuk i kishtë dhënë rrogën.
“Kryetari i Bashkisë Mallakastër nuk është dënuar për:
Trafik droge, trafik qëniesh njerëzore, trafik armësh, trafik pas vjedhjeve të makinave, kontrabandë nafte.
Nuk është dënuar as për krijimin e ndonjë organizate kriminale e as për përfshirje në një të tillë.
Nuk është dënuar as për pastrim parash!
Por eshte denuar në mungesë e pa dijeninë e tij, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi!!!!!
E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;
Por mendojeni, ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime, kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund,por nuk mbrohen nga asnje sindikate!
Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj!
E kuptoni cfare turpi eshte?!
E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend?
E dini qe;
Kanë mes tyre një hajdut makinash, pra një hajdut të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë dhe bënë si qentë në KQZ e nuk e shkarkuan sepse ai kishte thënë në formular se “jam dënuar për vjedhje si hajdut”.
Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje!
Pra kjo fare partie qe humb e humb, sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!
Kaq e thjeshte eshte”, shkruan ai.
g.kosovari