Ka përfunduar pas 12 orësh seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të rifilluar nesër.
Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
Gjatë seancës së sotme, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se kreu i shtetit, e ktheu për ligjin për rishqyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale.
g.kosovari