Pep Guardiola në stafin teknik dhe Lionel Messi në fushën e lojës. Ky është një kombinim që i dha Barcelonës 14 trofe në katër vjet dhe përbën një “paketë” ëndrrash që do t’i jepte mundësinë skuadrës së Manchester City të dominojë Premier League dhe Champions League, për shumë vite me radhë.
Me 300 milionë euro të ardhura nga investimi i kinezëve, fondet për të marrë dyshen që u bë e famshme kur punoi bashkë te Barcelona, nuk do të jetë një problem. Eshtë e vërtetë se jo të gjitha paratë e ardhura nga shitja e aksioneve do të shkojnë për merkaton e futbollistëve, por City mund të konsiderohet një nga klubet më të pasura të planetit dhe nuk ndihet inferior ndaj askujt kur vjen momenti për të investuar.
Lionel Messi e ka klauzolën për prishjen e kontratës me Barcelonën plot 250 milionë euro dhe argjentinasi merri 21 milionë euro neto në sezon. Padyshim që bëhet fjalë për një “mal” me parà, por nëse argjentinasi është dakord, askush nuk mund ta ndalojë City që t’i bashkëngjisë trajnerit më të mirë edhe futbollistin më të mira të planetit.
Futbollisti duhet t’i bëj presion Barcelonës që ta lejojë të largohet. Askush nga bordi drejtues i Barcelonës nuk e çon ndërmend të votojë “pro” shitjes së Messi. Duhet të jetë vetë argjentinasi që të kërkojë largimin për të bërë një aventurë të re të madhe në një nga kampionatet më të forta të Europës, përpara se ta mbyllë karrierën e tij të lavdishme. (Telesport)