Nisma “Gati për Shqipërinë” tashmë është kthyer në një dritare për të gjithë të rinjtë që duan të kontriubojnë me projekte në mandatin e 3.
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me një tjetër grup një tjetër grup aplikantësh për këtë nismë, gjatë të cilit të rinj kanë shprehur ide të përgjithshme mbi fushat ku duan të kontribuojnë.
Një nga aplikantët shprehu pasionin për matematikën, ndërsa Rama e inkurajoi të vazhdojë të investojë në këtë drejtim.
Në fund kryeministri ka bërë dhe një batutë me njërin prej të rinjve, duke thënë se vdes për 3D.
Flavio Jonuzaj: Kam pasur disa eksperienca në industri në Amerikë. Kam pasur eksperienca mësimdhënie në universitet, në kërkime shkencore, fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D. Ka disa muaj që jam kthyer në Shqipëri dhe pasi ndoqa fushatën dhe pash që Shqipëria kishte plan për të bërë kampion në fushën e energjitikës mendoj se mund të jap kontribut në këtë fushë.
Rama: Ti mund të punosh edhe me mua për 3D se unë vdes për 3D.
Flavio Jonuzaj: Patjetër pse jo (qesh)
Rama: Ok, me ministren e energjisë është e qartë.
g.kosovari
Rama vetem ju mashtron,ai merre ne pune vetem femijte e komunistave,mose humbni kohe me kyt njiri eshte i pa ulle.