Ibsen Elezi, një prej kandidatëve e përjashtuar nga gara në PD, akuzoi Lulzim Bashën se e kanë shndërruar PD-në në gazin e botës.
“Na bënë gaz i botës, si nuk i vjen turp që tallen me partinë e vet. Të paktën ka pasur 1200 vetë gati për fushatë brenda PD me idenë se do të demaskonte masakrën e 25 prillit dhe bën një masakër në shtëpinë e vet. Edhe rezultati nuk është i kënaqshëm” tha Elezi.
Arben Imami, ish ministër i PD, themelues i kësaj force politike, akuzoi Lulzim Bashën se i mban të fshehta listat e partisë sikur PD të ishte organizatë terroriste.
“Në vitin 2017 z. Basha ka marrë 25000 vota më pak se në vitin 2021 dhe arsyeja është se zgjedhjet e para 4 vitesh kanë qenë totalisht të montuara. Këto zgjedhje janë përtej njohjes apo mosnjohjes. Kandidatët nuk kanë pasur listat. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat e partisë. I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD nuk mund të ketë lista të fshehta të partisë”, tha Imami.
g.kosovari