Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane sepse qëlloi më shishe menaxherin e një lokali pasi ky i fundit nuk ndryshoi muzikën që po luhej.
NJë i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane sepse qëlloi më shishe menaxherin e një lokali pasi ky i fundit nuk ndryshoi muzikën që po luhej.
Ai rrëzoi disa orendi në lokal dhe më pas u largua. Policia arriti ta kapë pas disa minutash. Në momentin e arrestimit, i riu shqiptar bëri rezistencë dhe tashmë do gjykohet edhe për kundërshtim të forcave të rendit.Në lokal i riu shqiptar po qëndronte bashkë me shokun e tij italian. Menaxheri nuk pranoi ta ndryshonte muzikën pasi ia kërkoi i riu shqiptar, dhe kjo ka qenë arsyeja e përplasjes së tyre, duke nxitur të riun që ta qëllojë me shishe.
Shqiptarja.com