Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori, 65 vite pas anetaresimit ne OKB.
Kjo arritje u vlerësua gjerësisht nga politikanë dhe ekspertë vendas e të huaj, të cilët e panë si një mundësi të mirë për vendin tonë, që për një vit do të jetë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme globale.
Reagimet nga opozita në Shqipëri ishin thuajse zero, por sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ishte qeveria e tij që aplikoi anëtarësim shumë vite më parë, duke kerkuar ne kete menyre “pjesen” e tij te kontributit ne kete arritje.
“Ne vitin 2009 Shqiperia hodhi kandidaturen per anetare te perkohshme Keshillit te Sigurimit te OKB per vitin 2022”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.