Ish ministri i LSI Ylli Manjani ka reaguar lidhur me lajmin që dha ambasadori i BE Soreca, i cili tha se 1 korriku hiqet tarifa Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Manjani eshte shprehur se fillimisht duhet te hapen kufijte, pasi eshte bllokuar levizja e lire per ne vendet e BE te personave me pasaporte shqiptare!
Postimi i Manjanit:
Rrofsh!
Shumë faleminderit!
Por si fillim na hapni kufijtë se ska pikë kuptimi. Po të jesh me letra europiane lëviz lirisht nga Shqipëria në BE.
Ndërsa ne të tjerët me pasaportë shqiptare, madje edhe me pasaportë vaksinimi nuk lejohemi!
Kjo politikë nuk ka lidhje me ndalimin e virusit, por të lëvizjes së lirë.