Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë demokratët që i dhanë një tjetër mandat për të drejtuar Partinë Demoratike.
Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat, ndërsa e konsideroi të jashtëzakonshme mbshtetjen e ofruar, tha se është gjithashtu një shprehje e qrtë e besimit në rrugën drejt ndryshimit.
Ai nënvizon se të bashkuar do të bëjnë gjithaçka që Shqipëria të fitojë.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë.”
Nga 41.097 anëtarë që morën pjesë në votim, Basha arriti të sigurojë 32.882 vota në zgjedhjet e 13 qershorit.