Nga Astrit Patozi
Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi.
Por edhe “të mundurit” e tij do të fitonin thellë me ndjekësit e tyre në FB, gjithmonë, nëse do të ishin vetëm ata që do të votonin.
Ndërkohë që secili prej këtyre të fundit ndjehet pa asnjë dyshim Zot, kur shkon në shtëpinë e vet, sepse e vë në rresht gruan bashkë me fëmijët, në shumicën e rasteve pa asnjë kontestim rezultati.
Rëndësi ka pjesëmarrja çuna, se të tjerat rregullohen.
Nuk prishemi asnjëherë për termat. Fituesit le të flasin për demokraci funksionale, ndërsa të mundurit janë të lirë të ankohen për autokraci, madje edhe për diktaturë, po nuk u mjaftoi llogaria.
Puna është si të shtyhen ditët deri në zgjedhjet e tjera, secili sipas rangut, mjafton që të kesh dikë poshtë vetes!