Deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar në Kuvend kreun e SPAK, Arben Krajën pasi ky i fundit shpalosi raportin ëpr kriminalitetin ëpr vitin 2020.
Murrizi thotë se Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit dhe të shkuarën e tij nuk e ble dot.
Ai madje përmend Adriatik Lallën, duke thënë se u bë tabelë qitje, por nuk është e vërtetë që ai është marrë nën hetim pasi u shpall ‘non grata’, por ishte përpara.
‘’E kam shkruar që kam qenë hetues. Të pyeta a ke qenë kandidatpër deputet? Çfarë kompleksi ke? Ke qenë mor ke qenë. I kanë emrat këtu dhe këta. Ashtu ishte sistemi, ashtu ishte PPSH. Edhe hetues, edhe kryetar Gjykate, edhe deputet të bënte. Pse të vjen turp që ke qenë levë e Ramiz Alisë? Si ta thon ë ish-komunistët kanë kaluar ylberin.
Është kurajo është moral, jo vemje që belbëzojnë nëpër dhëmbë. Nuk blihet e kaluara, me ofiqe e para, kërkush nuk e ble. Mund të bëheni mbretër e miliarderë, çfarë keni gëlltitur do e villni. Çfarë është ky kompleks imoraliteti? Pres unë që ky të hetojë ish-funksionarë e ish-zyrtarë. Do e zbardhi ky. Kam sekuestruar tha sot live 31 pasuri të Ylli Ndroqit. Ai është i fundit i vargonit. Po këta të tjerët?
Ju që nuk flisni, që jeni zemëruar me Lulin.
E së bashku në heshtje, nuk e kanë votuar atë ligj, këtu kam qenë, u mblodhën, nuk e di si ishte pazari, e i hoqën akcizën pijeve energjike. 588 të hetuar gjatë 2020, 260 persona të marrë të pandehur.
Sa prej tyre i përkasin ish-banorëve e banorëve të kësaj salle. 0. Bëtë tabelë qitje Adriatik Llallën. Ul e shkul, kemi luftuar sepse Tiku, s’është e vërtetë që Tiku është marrë nën hetim pasi u shpall non grata, ka qenë përpara. Pra s’është e vërtetë që qershia mbi tortë e kësaj drejtësie është marrja i pandehur të Lallës. Janë 3 ish-kryeprokruroë të tjerë. Një është në KPA, një tjetër është drejtori i Magjistraturës, i vargonëve të trenit, i embargos së naftës, i floririt të Krrabës.
Nuk nxjerr çunat unë thotë për shtëpitë, po pse për Yllin i nxore. ‘’- tha Murrizi.
/a.r
Ik o murriz e hap nji qebaptore te bypasi i fierit se per deputet ti nuk ben, vetem prej fjalorit qe perdor