Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Organizatës Botërorë të Shëndetësisë të hetojnë origjinën e Covid, në një studim të udhëhequr nga ekspertë.
“Ne bëjmë thirrje për një studim transparent, të udhëhequr nga ekspertët dhe të bazuar tek shkenca”.
Ky vendim vjen pas zhgënjimit të qeverive perëndimore pas një hetimi të OBSH-së në Kinë në fillim të këtij viti që u kontrollua nga autoritetet kineze.
Pas përfundimit të hetimit, OBSH tha se ishte pothuajse e pamundur që virusi të kishte origjinën nga një laborator në Wuhan.
Por sipas inteligjencës amerikane, tre punëtorë nga laboratori kanë zhvilluar simptoma të ngjashme me Covid në dhjetor të 2019.
/b.h