Partia Demokratike ka nisur prej orës 08:00 procesin e votimit për kreu e ri të partisë.
Ndërkohë që anëtarët e partisë iu janë drejtuar kutive të votimit, kandidati Agron Shehaj ka denoncuar si parregullsi përjashtimin e një prej vëzhguesve të tij.
Shehaj u shpreh se vëzhguesja e tij në degën nr. 5 të PD është përjashtuar nga komisioni i zgjedhjeve pa të drejtë.
Sipas stafit të kandidatit Shehaj, vëzhguesja Enkeleda Cela, është përjashtuar dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.
/b.h