Ngjarja e ditës së djeshme, në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, ku mesfushori danez Christian Eriksen pësoi atak kardiak, duke qëndruar pa ndjenja për disa minuta në fushë, ka tronditur të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm.
Mjeku Morten Bozen, i cili i dha ndihëm e parë lojtarit në fushë dhe tregon çfarë ndodhi.
Bozen deklaroi se Eriksen për pak çaste nuk ka patur puls. Më tej tregon se gjatë rrugës për në spital mesfushori ishte i vetëdijshëm për situatën dhe ka komunikua gjatë gjithë kohës me mjekun.
“Na thirrën kur Erikseni ra në tokë. Kur u futëm dhe shkuam atje, ai po merrte frymë. Kontrolluam menjëherë dhe e kishte një puls. Pastaj papritmas nuk po shfaqej më. Nuk kishte më puls. Në këtë moment filluam menjëherë të punonim për ta mbajtur të gjallë. Për fat të mirë ai u rikthye në jetë.
Christian ishte i vetëdijshëm më pas, dhe po fliste me mua gjatë kohës kur po e dërgonim në spital”, tha Bozen.
Fatmirësisht, mesfushori është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, konfirmuar kjo nga mjeku Bozen.
/b.h