Apeli i Ramës: Ta shpëtojmë vendin nga punësimet jashtë konkurrencës e meritës, vija ndarëse mes socialistit apo tradhtarit

Whatsapp Image 2021 06 12 At 18.59.56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se një objektiv i mandatit të tretë do të jetë revolucioni në administratë për të shpëtuar vendin nga punëtimet se shtet jashtë konkurrencës apo meritës.

Ai madje ka paralajmëruar të tijës se kjo është vija ndarëse për ta, mes të qenit socialist apo tradhtar.

Rama nga ana tjetër thekson se është bërë shumë në këtë drejtim, por është i pamjaftueshëm nga aty ku do Shqipëria kërkon të jetë.

Sipas tij, në sektorin publik ka ende arrogantë, injornatë e parazitë që në emër të PS shfrytëzojnë postet për interesat e tyre.

‘’Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri, Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë. Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS. Faleminderit për duartrokitjet por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes  të qenit socialist apo tradhtar i PS. Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, policëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm. Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga parazitë, arrogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë. ‘’- tha Rama.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com