Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik mbi Adriatikun verior me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të DOMINOJNE në zonat malore, POR me kthjellime mbetet bregdeti. Pasditja sjellë sërisht zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. POR mbrëmja sjellë përmirësim të motit dhe dominim të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore, pjesërisht Qëndra e Europës dhe Europa Juglindore do të PARAQITEN në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira të dendura dhe shira. NDERSA Vendet Nordike, Britania e Madhe dhe Europa Jugperëndimore DOMINOHEN nga kthjellime dhe vranësira të lehta.
Kosova
Territori i Kosovës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, KU më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat jugore duke sjell gjatë mesditës reshje shiu. Po ashtu pasditja vijon me reshje shiu në të gjithë kosovën edhe pse në sasi të paktë. POR orët e mbrëmjes dhe natës përmirësojnë motin.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të paqëndrushme që kanë përfshirë gjithë europën juglindore do të diktojnë kushtet e motit edhe në MV. Për pasojë: deri në mesditë moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Por pasditja zhvillon vranësirat duke gjeneruar rrebeshe shiu. Mbrëmja sjellë pauz të reshjeve.
g.kosovari