Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur Sali Berishën person “non grata” për shkak të korrupsionit të lartë që ka lejuar për familjen e tij dhe bashkëpuntorët politik si dhe minimin e demokracisë në Shqipëri.
Për këtë arsye, bashkë me ish kryeministrin “në paketë” si persona të padëshirueshëm në SHBA, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretari Blinken kanë shpallur dhe vajzën Argita Berisha Malltezi, djalin Shkelzen Berisha dhe bashkëshorten Liri Berisha.
Përpos shoqërimit të këtij vendimi dhe me urdhërin ekzekutiv të Presidentit Biden, që parashikon bllokimin e pasurive të vëna në territorin amerikan nga familja Berisha por dhe në parajsat fiskale, ish kryeministri mund të humbasë dhe mandatin e deputetit të fituar si deputet liste i PD në qarkun e Tiranës më 25 qershor.
Rreziku kryesor mandatit të Berishës i vjen pikërisht nga ligji që vetë Lulzim Basha e quan “majën” e suksesit të tij, ligji për “Garantimin e Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” që rëndom quhet ligji i Dekriminalizimit!
Operimi i këtij ligji në radhët e politikës dhe të administratës shqiptare që nga viti 2015 ka bërë që shumë politikanë, zyrtarë të lartë dhe persona të tjerë me funksione shtetërore të humbasin postin, mandatin apo vendin e punës.
Një ndër pikat kryesore të këtij ligji që ka bërë “batërdinë” dhe ku Lulzim Basha ka gati 6 vite që mbahet në “këmbë” duke bërë politikë me të ka qënë ai i dëbimit të këtyre personave politikë në rininë e tyre të hershme nga vendet anëtare të BE, ku dikush kishte shkuar pa letra si azilant, dikush kishte ushtruar profesionin e “tubit”(vjedhje shtëpish) dikush tjetër ndonjë porcion drogë.
Vendimi për ta ka qënë: dëbim për një afat të caktuar apo të pacaktuar dhe pikërisht ky vendim për disa prej tyre ka shërbyer si bazë për të lënë postet, mandatet apo detyrat e ngarkuara.
Bëhet fjalë për nenin 4 të këtij ligji, si dhe vetë të formularit të politikanëve dhe zyrtarëve që e ka të përcaktuar qartë shpjegimi që duhet të japë në këtë rast.
Duke e risjellë këtë nen të ligjit të dekriminalizimit në situatën e sotme, kur Sali Berisha është i dëbuar nga SHBA që ende pa u nisur në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, atëherë ish kryeministri demokrat rrezikon seriozisht të mos certifikohet si deputet në Kuvend.
Nëse KQZ që do të shqyrtojë dhe verifikojë përputhshmërinë e mandateve e më tej dhe Komisioni i Rregullores dhe Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë që do verifikojë ligjshmërinë e mandateve, atëherë neni 4, pika 6 e ligjit për dekriminalizimin e lë Berishën jashtë Parlamentit.
Ligji përcakton qartë se sa vite përjashtohen kandidatët që janë dëbuar nga vendet e BE dhe SHBA dhe kur mund të fitojnë mandatin, postin politik apo detyrën në administratë.
Sali Berisha është shpallur nga SHBA person “non grata” për një afat të pacaktuar dhe nëse do të zbatohet ligji i dekriminalizimit, “non grata” është shumëfish më i fortë se sa dëbimi i një azilanti, si dhe aplikohet i njëjti standard nga KQZ, ish kryeministri nuk të do jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në shtator të këtij viti.
Ndaj Berisha është acaruar sa të kërcënojë se mund të rikthehet në krye të PD. Frika se mbetet jashtë Kuvendit, kërkohet të mbulohet me “goditjen që po i jepet kreut të opozitës që lihet jashtë Kuvendit nga kundërshtarët”!
Të presim, nëse KQZ do të aplikojë të njejtin standard për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit!/M.Nikaj-Javanews.al
LIGJ Nr. 138/2015
PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN,
EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE
Neni 4
Periudha e ndalimit të kandidimit, zgjedhjes apo ushtrimit të një funksioni të zgjedhur ose të emëruar
….
- Për personat e dëbuar sipas parashikimeve të germës “b” të pikës 2 të nenit 2 të këtij
ligji, kohëzgjatja e ndalimit për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të funksionit është:
- i) përjetë për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 2, shkronja “a”;
- ii) 20 vjet për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 2, shkronja “b”;
iii) 10 vjet për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 2, shkronja “c”,
pavarësisht uljes së dënimit për shkak gjykimi të shkurtuar apo procedure të ngjashme me të
që passjell uljen e dënimi;
- Në rastet e dëbimit me akt administrativ për cenim shumë të rëndë dhe serioz të
sigurisë publike të shtetit përkatës, ndalimi përcaktohet në përputhje me afatin e dëbimit, por
në çdo rast jo më pak se 10 vjet.
- Për personat që parashikohen në pikën 4, të nenit 2, të këtij ligji, periudha e ndalimit
zgjat deri në kryerjen e dënimit përkatës.
- Ulja e masës së dënimit për shkak gjykimi të shkurtuar apo procedure të ngjashme me
të që passjell uljen e dënimit, amnistia, depenalizimi, falja, pezullimi i dënimit, lirimi i
parakohshëm me kusht apo çdo shkurtim i dënimit, në përputhje me ligjin, nuk ndikojnë në
zbatimin e këtij ligji dhe nuk përllogariten në funksion të shkurtimit të afatit të dënimit, me
qëllim shkurtimin e periudhës së ndalimeve të parashikuara nga ky ligj. Ky ligj nuk zbatohet
për dënime të dhëna për dispozita që janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese pas dhënies së
dënimit përkatës, si dispozita në kundërshtim me Kushtetutën në fuqi në momentin e dënimit.
Neni 10
Veprimet e organeve kompetente kur verifikohen kushtet e ndalimit
- Kur verifikohen kushtet për moskandidim dhe moszgjedhje, në përputhje me këtë ligj,
KQZ-ja kryen veprimet e mëposhtme:
….
ç) shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë
verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe
para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë
nen, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor;
- d) shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit kur
kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas fillimit të ushtrimit të
mandatit nga personi përkatës, si dhe shpall mandatin në përputhje me këtë Kod, si dhe
njofton Kryetarin e Kuvendit, në rastin e pavlefshmërisë së mandatit të deputetit, apo
Kryeministrin, në rastin e kryetarit të bashkisë apo të këshilltarit bashkiak.
Neni 11
Verifikimi i kushteve të ndalimit në rastin e krijimit të vakancave në Kuvend ose në këshillin bashkiak
- Vetëdeklarimi dhe verifikimi i të dhënave, në përputhje me këtë ligj, kryhet edhe për
çdo kandidat të listave shumemërore apo kandidat të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet
pararendëse për Kuvendin apo këshillin bashkiak përkatës, kur, për shkak vakance në Kuvend
apo në këshillin bashkiak, kandidatit i takon të marrë mandatin për vendin vakant, sipas Kodit
Zgjedhor.
- Për kandidatët e listave shumemërore, për të cilët kryhet verifikimi, sipas pikës 1, të
këtij neni, kur verifikohen kushtet e mozgjedhshmërisë, sipas këtij ligji, KQZ-ja shpall faktin
e moszgjedhshmërisë së personit përkatës dhe procedon me kandidatin vijues, në përputhje
me rregullat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.