Një incident i pakëndshëm është shënuar në oborrin e selisë së Partisë Socialiste, aty ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, po jepte një deklaratë për gazetarët për Kongresin e PS që do të mbahet ditën e nesërme, por dhe çështje të tjera politike.
Por teksa Taulant Balla po përfundonte fjalën e tij, një qytetar është dëgjuar të bërtasë duke thënë “poshtë diktatura. Mos fol o burrë, o llapaq*en. Mos fol”.
Pas këtij momenti të pakëndshëm, Balla vijoi bashkëbisedimin me gazetarët edhe për disa minuta të tjera.
/a.r