Mustafa Nano ka dhënë një intervistër për MCN, ku komenton aktualitetin politik në vend.
Si ka ndikuar qeverisja e 8 viteve të zotit Rama në axhendën europiane të vendit?
Qeveria mban gjithmonë përgjegjësi sepse nuk kemi kujt ti kërkojmë tejtër llogari për çeljen e negociatave. Nëse Rama nuk do të fitonte zgjedhjet do hynte në histori sepse në 8 vite qeverisje procedurat e anëtarësimit ngecën. Nëse do të binte nga pushteti do regjistrohej në histroi si njeriu që nuk regjistroi asnjë hap në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fitorja e këtyre zgjedhjeve ishte edhe fat.
30 miliardë euro do të vihen në dispozicion të Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Europian. Shqipëria në të kaluarën ka treguar se nuk ka qenë e aftë të hartojë projekte dhe të thithë fonde nga BE krahasuar me vendet e rajonit. Jeni optimistë se këtë radhë do të ndodhë e kundërta?
Nuk kam informacione të detajuara lidhur me kapacitetet e qeverisë për një sfidë të tillë. 6-7 miliardë janë një shifër e madhe dhe nuk e di çfarë projektesh është në gjendje të bëjë Shqipëria, nuk di nëse kanë projekte të gatshnme. Qeveria serbe për shembull ka gati projekte të mëdha sa herë vijnë shifra të tilla. 7 miliardë duan projekte të mëdha nga ana e qeverisë.
Si e komentoni qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për minishengenin Ballkanik?
Kemi përpjekje logjike të Kurtit. Kanë kaluar vetëm disa muaj dhe është pak për të, të ketë mungesë koherence, ai po kalon një situatë tranzicioni tani sepse është pjesë e establishmentit në Kosovë. Është i kontraktuar dhe i ngathët dhe mendoj se është nga mundimi i kalimit. Rama ka të drejtë që thotë. Ai ka qenë në një mbledhje dhe Albin Kurti po integrohet në establishmentin ballkanik dhe ky është lajm i mirë.
Atë që duartrokiti 4 vitë më parë duke e zgjedhur si president mazhoranca e duartrokiti serish si president të shkarkuar. Me Ilir Metën Edi Rama ka firmosur disa marrëveshje, duke nisur që nga ajo e 1 Prillit në Shkodër. Çfarë kosto politike i kanë krijuar vendit marrëveshjet e këtyre dy personazheve?
Koston më të madhe e kanë krijuar mosmarrëveshjet dhe unë e kam bërë të udhës të mos gjykoj mosmarrëveshjet. Kur negociatat ndodhin duhet të jenë të mirëseardhura. Marrëvesha mes Nanos dhe Berishës nuk ishin të ndryshme nga ato që ndodhin sot. Ne kemi një skenë politike ku secili është zënë me tjetrin. Me shkarkimin e Metës kemi një bashkëpunim të maxhorancës dhe ndërkombëtarëve. Pas shkarkimit amerikanët mund të fusin në listën e zezë edhe Metën. Nëse do ketë ndërshkime nga sistemi ynë i drejtësisë do kapin edhe kahun tjetër përndryshe do të jetë e lëkundur besueshmëria. Ata kanë për të goditur edhe në kahun tjetër sepse kanë 8 vite në pushtet.
Besoj jeni njohur me urdhërin ekzekutiv të presidentit amerikan Xho Bajden për të përfshirë edhe Shqipërinë në vendet që zyrtarët dhe ish-zyrtarët që kanë ndikuar në destabilizimin e demokracive të Ballkanit do të përballen me sanksione. Kush sipas jush meriton të jetë në këtë listë?
Besoj që në këtë listë do përfshihen disa njerëz që kanë pasur rol në Ballkan, kam parasyush Berishën Gjukanoviçin që ka bërë ditën e bardhë të zezë dhe ka rol dominant. Besoj që në listë përjashtohen ata që janë në pushtet si Rama apo Vuçiç, do ti kemi për një kohë të gjatë. Ndoshata Rama, Vuçiç apo Zaev do kenë një ikje të stilit demokratik. Do jenë në listë ata që kanë imponuar një stil qeverisje për të korrur përfiteme personale.
/a.r