Faza e finale e Europianit do të nisë të premten në orën 21:00 me sfidën Turqi – Itali. Turneu i spostuar me 1 vit për shkak të pandemisë së Covid-19 e nis në stadiumin Olimpico të Romës që edhe pse pret thuasje 70 mijë spektatorë do të lejohen rreth 16 mijë.
Për tu lejuar hyrja në stadium duhet të certifikata e vaksinimit ose një test i 48 orëve të fundit. Në fuqi do të jetë distancimi fizik dhe mbajtja e maskave.
I vetmi stadium që do të lejojë hyrjen me kapacitet të plotë do të jetë Puskas Arena i Budapestit me mbi 67 mijë ndenjëseve. Në këto finale marrin pjesë 24 skuadra me Maqedoninë e Veriut dhe Finlandën që janë debutuese.
Turneu do të mbahet në 11 qytete të ndryshme të Europës me finalen që do të zhvillohet me 11 Korrik në Londër.
/a.r