Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka reaguar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me 104 vota nga Kuvendi.
Ky reagim vjen pasi vetë bashkëshortja e Metës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm në politikën shqiptare.
Gjosha e quan vendimin si një goditje të rëndë për demokracinë, ndërkohë që shton se beteja për shkuljen e një regjimi nga rrënjët, vazhdon.
‘Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo c’ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi!
Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Pamvarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!’- shkruan Gjosha.
g.kosovari