Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.
Në një tjetër postim në “Facebook”, Meta përshendet me “Himnin e Djelmnisë Dibrane”, që u prezantua sot për herë të parë, pikërisht në ambientet e Institucionit të Presidentit gjatë aktivitetit kulturor me artistë dibranë.
Përbri videos, Meta thekson se në “çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm”.
Postimi i Metës:
Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.
Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.
Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur! 🇦🇱
g.kosovari