Deputeti Halit Valteri në seancë ka thënë se sot duhet t’i jepet fund karrierës së Metës.
“Ilir Meta është personazhi politik i ka marrë gjithçka vendit tonë. Gjithçka i ka dhënë Shqipëria Ilir Metës. Dhe shqiptarët presin sot që rrugëtimit të Ilir Metës t’i jepet fund. Unë e imagjinoj të nesërmen pa një President që na turpëron. Ky na shndërron në një ‘imbesil’ në sytë e botë. Shqiptarët presin sot që t’i shërbejmë atyre“, tha Valteri.
Duke iu drejtuar fillimisht parafolësit, deputetit Artur Roshi, i cili deklaroi votën kundër raportit, Valteri tha se Presidenti që mbron nuk e njeh as për fytyrë.
“Më mallëngjeve shumë Turo me fjalimin që të ka përgatitur Gaz Bardhi, por ky Presidenti që ti mbron nuk të njeh as për surrat, as për emër, as për deputet, as për dreq e as për gjë dhe duke dalë këtu para shqiptarëve duke mbrojtur Ilir Metën nuk bën gjë tjetër veçse na tregon ne se kemi pasur fatkeqësinë të punonim në një grup. Ilir Meta është personazhi politik që i ka marrë gjithçka vendit, i ka dhënë gjithçka Shqipëria, nuk ka ngelur gjë tjetër veçse të marrë koncesionin e fundit. Shqiptarët presin shkarkimin e shumëpritur, një rrugëtim fundi i një njeriu”, tha Valteri.
Sipas tij, Presidenti Meta është njeriu simbol i korrupsionit të vendit tonë.
“Kam një problem të madh sot, me veten në radhë të parët pastaj të tjerët. nëse gjatë këtyre viteve j pak u kritikova, sot dua t’i bëj një nder vetes dhe shoqërisë. Kur kam mundësi të ndryshoj kahjen time vetëm ditën që kuptova se kam fuqi për të imagjinuar. E vetmja mundësi për të ndryshuar kahjen është të imagjinosh të nesërme. Të nesërmen e imagjinoj me një president ndryshe.
Çfarë do t’i thuash Ilir që harron Presidentin, del si kryetar partie. Është njeriu simbol i korrupsionit të vendit tonë. Ka forcën të kërcënojë dhe të denigrojë disa prej nesh por nuk do ketë kurrë forcën të na frikësojë. Një votë pro shkarkimit të Metës është votë pro të ardhmes europiane të vendit tonë. Me dënimin e Metës mbaron epoka e elefantëve të korrupsionit. Duhet t’i japim një mesazh që demokracia nuk mbrohet me ushtarë. Ne nuk do të lejojmë të shkojmë në Europë si qytetarë të korruptuar. Europa nuk paragjykon shqiptarët, por politikanët e kapur nga krimi”, deklaroi Valteri.