Petrit Vasili, që mori vetëm 362 vota në të gjithë Qarkun Tiranë, ka reaguar për shkarkimin e shefit të tij.
Në Facebook, përmes batutave të lodhura, ai i cilëson deputetët ‘pupace’. Një fjalë kjo, që do ta ketë shpikur vetë.
“Pupace aman mos na zhgenjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet.
Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat. Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka syte” – thotë Petrit Vasili duke iu servilosur çiftit Meta-Kryemadhi. Kujtojmë se kjo e fundit ka në dorë madje fatin politik të Vasilit.
Do të duhet që Kryemadhi ta marrë mandatin në Fier duke lënë jashtë Kejdi Mehmetajn, që Petrit Vasili ta shohë sërish derën e Kuvendit.
/JavaNews/a.r