Krimi i rëndë në familje ndodhi pasditen e kësaj të hëne në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Mësohet se Qemal Bici qëlloi për vdekje në banesë gruan e tij, Menturie Bici dhe më pas u vetëvar.
“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten”, tha policia.
Sakaq, është siguruar fotoja e 56-vjeçarit Qemal Bici, i cili vrau me sëpatë gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur.
/b.h