Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Rrugën e Kombit.
Paraprakisht mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin në afërsi të Fanit në Mirdite.
Në aksident janë përfshirë një automjet Audi Q7 dhe Wolsvagen Passat. Si pasojë e përplasjes raportohet edhe për persona të plagosur.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/b.h