Ministrja Xhaçka: Shqipëria anëtare jo e përhershme e K.S. të OKB-së, moment i jashtëzakonshëm!

6

E ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’  me Nisida Tufën në News24, ministrja e jashtme Olta Xhaçka foli mbi takimin që do të mbahet në 11 qershor në SHBA, ku në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Xhaçka vlerësoi se ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

“Përfitimet janë të shumta, patjetër edhe në formën e prestigjit të politikës tonë të jashtme dhe të rëndësisë që ajo do të ketë në arenën globale por edhe të forcimit të marrëdhënieve siç ju thashë dypalëshe, shumëpalëshe por edhe të atyre që nuk kanë qenë në vëmendjen tonë deri më tani për shak të kufizimeve të shtrirjes gjeografike apo të veprimatrisë sonë diplomatike. Ndaj them që është një moment shumë i rëndësishëm por është edhe një sfidë shumë e madhe për ta kryer me sa më shumë sukses këtë dy vjeçar që do të jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit.”- u shpreh Xhaçka, ndërsa foli për prioritetet që do të ketë vendi ynë në këtë drejtim.

“Prioritetet që ne kemi janë padiskutim të Drejtat e Njeriut edhe Ligji Ndërkombëtar, pra respektimi i të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit Ndërkombëtar  si një parakusht për paqen, sigurinë, të drejtat e grave, respektimi i të drejtave të grave dhe këtu ne jemi një histori suksesi me një përfaqësim vërtet dinjitoz të grave në administratën publike, në role ekzekutive, në  shoqerinë civile në përgjithësi dhe patjetër që respektimi i të drejtave të grave është një kusht  për paqen edhe sigurinë. Kemi patjetër mjedisin edhe rreziqet që mosrespektimi i problematikave që kanë lidhje me mjedisin, mundësinë për sigurinë, metodat e punës në Kombet e Bashkuara që kanë të bëjnë me një atashim të Shqipërisë bashkë me shumë vende të tjera për të avancuar një axhendë gjithnjë edhe më bashkëpunuese ose nje metodë pune që është gjithnjë edhe më konstruktive, edhe më bashkëpunuese në dobi të atyre që janë patjetër qëllimet, prioritete dhe objektivat e Kombeve të Bashkuara, punës së përbashkët dhe kështu me rradhë. Pra, takimet do të kenë në thelb prezantimin e prioriteteve të Shqipërisë dhe arsyet pse Shqipëria duhet votuar fuqimisht në këtë mundësi të jashtëzakonshme.”- vijoi Xhaçka.

Pjesë nga Intervista:

Nisida Tufa: Le ta nisim me një lajm për Shqipërinë znj.Xhaçka, në datën 11 qershor, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Ju, ditën e nesërme do të udhëtoni drejt Nju Jorkut në mbledhjen e OKB-së. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Ministrja Olta Xhaçka: Ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Në 65 vite të anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara, Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë për të qënë një anëtare jo e përherëshmë ë Këshillit të Sigurisë të OKB-së që është në fakt forumi më i lartë apo tryeza më e lartë vendimmarrëse e Kombeve të Bashkuara. Është një mundësi e jashtëzakonshmë për politikën tonë të jashtme, për dilomacinë tonë, për maturinë e diplomacisë sonë. Patjetër që mundësia që na është krijuar edhe përmes konsensusit që ka dhënë grupi i Evropës Lindore ku përfshihet edhe Shqipëria ka të bëjë me maturinë edhe pjekurinë e politikës sonë të jashtme, me konstruktivitetin e diplomacisë sonë si në marrëdhënie dypalëshe, ashtu dhe në marrëdhënie shumëpalëshe, por edhe me kontributin e rëndësishëm që Shqipëria ka dhënë për paqen, sigurinë, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm qoftë rajonal, qoftë pastaj atë global. Kështuqë patjetër është një vlerësim i politikës së jashtme dhe i diplomacisë shqiptare dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të qenë siç e thashë, në tryezën më të lartë vendimmarrëse ku do të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë,vençanërisht me partnerët strategjikë për të avancuar një axhendë në shërbim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Nisida Tufa: Pse mbërrin tani ky vendim për Shqipërinë dhe flasim pak edhe për kandidaturat, si funksinon znj. Xhaçka dhe kur flisni që janë lajmë të mira, sjellë diçka të mirë për Shqipërinë, për çfarë benefitesh bëhët fjalë?

Ministrja Olta Xhaçka: Atëherë, nuk është një vendim që në fakt vjen nga të tjerët, është një lobim i gjatë serioz dhe i qëndrueshëm i Shqipërisë por edhe i të gjithave le të themi, veprimtarisë së strukturave të politike sonë të jashtme, të shërbimit tonë diplomatik, për ta pasur këtë mundësi. Përgjithësisht vendet janë në garë dhe votohen se kush do ta ketë një mundësi të tillë. Ne, për fatin tonë të mirë nuk jemi në garë, sepse kemi konsensusin e të gjithë grupit të Evropës Lindore ku bëjmë pjesë, pra që jo thjesht na kanë propozuar por që po na mbështesin me konsensus për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit. Përfitimet janë të shumta, patjetër edhe në formën e prestigjit të politikës tonë të jashtme dhe të rëndësisë që ajo do të ketë në arenën globale por edhe të forcimit të marrëdhënieve siç ju thashë dypalëshe, shumëpalëshe por edhe të atyre që nuk kanë qenë në vëmendjen tonë deri më tani për shak të kufizimeve të shtrirjes gjeografike apo të veprimatrisë sonë diplomatike. Ndaj them që është një moment shumë i rëndësishëm por është edhe një sfidë shumë e madhe për ta kryer me sa më shumë sukses këtë dy vjeçar që do të jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit.

Nisida Tufa: Ju, siç e përmenda, do të udhëtoni ditën e nesërmë drejt Nju Jorkut. Si do të jetë axhenda, çfarë është parashikuar? Si do të jetë ky udhëtim zyrtar?

Ministrja Olta Xhaçka: Atëherë, përpara datës 11 që do të jetë fomalisht edhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kemi një axhendë goxha ambicioze takimesh dhe lobimi për Shqipërinë duke prezantuar tek të gjitha përfaqësitë në OKB, të gjitha misionet e përherëshme të vendeve që janë anëtare të OKB-së me përfaqësuesit e tyre permanent pra, me Ambasadorët por edhe me homologë, me ata që do të jenë, që do të ndodhen gjatë këtyre zhvillimeve në Nju Jork për të prezantuar edhe prioritetet e Shqipërisë gjatë këtij dy vjeçari, të cilat janë edhe pikat tona të forta. Prioritetet që ne kemi janë padiskutim të Drejtat e Njeriut edhe Ligji Ndërkombëtar, pra respektimi i të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit Ndërkombëtar  si një parakusht për paqen, sigurinë, të drejtat e grave, respektimi i të drejtave të grave dhe këtu ne jemi një histori suksesi me një përfaqësim vërtet dinjitoz të grave në administratën publike, në role ekzekutive, në  shoqerinë civile në përgjithësi dhe patjetër që respektimi i të drejtave të grave është një kusht  për paqen edhe sigurinë. Kemi patjetër mjedisin edhe rreziqet që mosrespektimi i problematikave që kanë lidhje me mjedisin, mundësinë për sigurinë, metodat e punës në Kombet e Bashkuara që kanë të bëjnë me një atashim të Shqipërisë bashkë me shumë vende të tjera për të avancuar një axhendë gjithnjë edhe më bashkëpunuese ose nje metodë pune që është gjithnjë edhe më konstruktive, edhe më bashkëpunuese në dobi të atyre që janë patjetër qëllimet, prioritete dhe objektivat e Kombeve të Bashkuara, punës së përbashkët dhe kështu me rradhë. Pra, takimet do të kenë në thelb prezantimin e prioriteteve të Shqipërisë dhe arsyet pse Shqipëria duhet votuar fuqimisht në këtë mundësi të jashtëzakonshme.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com