Në orën 18:00 do të startojë sfida e parë miqësore e Kombëtares shqiptare, ku do të ketë përballë me Uellsin në stadiumin “Cardiff City”.
Shqipëria e drejtuar nga Edy Reja do të zhvillojë testin e parë miqësor ku do të ketë skuadrën britanike e cila do të jetë pjesëmarrëse e kompeticionit EURO 2020.
Ndëkohë është shpallur edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen me Uellsin. Në portë debuton me ngjyrat kuqezi Gentian Selmani. Në mbrojtje: Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti. Në mesfushë: Doka, Bare, Çekiçi, Abrashi dhe Lenjani. Sulmi kuqezi do të përbëhet nga Balaj e Manaj.