Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar nga homologu i saj grek që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Gjatë vizitës që ky i fundit i bëri Kosovës, Gërvalla pas takimit tha se njohjen e pavarësisë nga të gjitha vendet e BE-së e konsiderojnë si kontribut thelbësor për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.
“Pavarësia e Kosovës është një fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë që të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën, por edhe Serbinë. Por duke pas parasysh faktin që Greqia-Pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne riafirmojmë se me Greqinë dhe edhe me partnerët e tjerë të BE-së dhe jashtë saj, do të vazhdojmë intensivisht dialogun edhe rreth kësaj çështje”.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar se Greqia e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, duke bërë thirrje që të intensifikohen përpjekjet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme gjithëpërfshirëse. Gjithashtu ka përmendur faktin se Greqia është në favor të liberalizimit të vizave, pasi siç tha ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë çështje.
“Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë.
Të dy ministrat janë pajtuar që të ngrihet statusi i zyrës në Athinë nga një zyrë ekonomike në një të interesit. Ministri Dendias ka zhvilluar takime të ndara edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

/b.h