Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i sotëm pranë Gjykatës së Tiranës ku mbeti i vrarë Kudret Saliaji dhe u plagos avokati Adriatik Cami.
Gazetarja Dorjana Bezat ka qenë pranë banesës së autorit të dyshuar të ngjarjes, Mexhit Picari në fshatin Picar në Vorë, pak kilometra larg Tiranës, ku policia po kryen kontrolle për sende të jashtëligjshme. Ajo ka mundur të flasë më fqinjë të familjet për ngjarjen e rëndë, të cilët janë shprehur jashtë kamerave të tronditur për krimin.
Ata kanë deklaruar se gjendja psikologjike e 52-vjeçarit Picari ishte rëndë për shkak të konflikteve të vazhdueshme të së bijës me ish-dhëndrin.
Ky i fundit, i cili mbeti i vrarë sot është shprehur disa herë se “do e vriste Dhuratën”, vajzën e autorit me të cilën ishte në proces divorci dhe se “do shpëtonte prej saj vetëm kur ta vriste”.
“I kishte thënë Mexhitit do ta bëj copa-copa Dhuratën. Mexhiti ishte shumë keq, në gjendje të rëndë psikologjike prej kohësh”, kanë deklaruar fqinjët.
Ata kanë pohuar se Kudret Saliaj, dhëndri kishte kërkuar dhe urdhër mbrojtje nga gjykata, por nuk i ishte pranuar pasi e kanë cilësuar si të parrezikshëm 52-vjeçarin Mexhit Saliaj. Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes, në momentin e vrasjes ka qenë dhe djali i çiftit.
/b.h