Ministri i Punëve të Jashtme në Greqi, Nikos Dendias do të vizitojë Kosovën këtë të premte.
Gjatë kësaj vizitë, Dendias do të takohet fillimisht me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ndërsa pritet që më pas të zhvillohet edhe një konferencë për mediat.
Po ashtu kryediplomati grek do të takohet edhe më presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Agjenda e Nikos Dendias në Kosovë:
-Ministri grek, Nikos Dendias pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 10:00)
-Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla zhvillon takim me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Më pas të dy mbajnë konferencë për medie në ora 11:10. (Objekti i MPJD-së, ora 10:30)
-Presidentja Vjosa Osmani pret në takim diplomatin grek, Nikos Dendias. (Presidenca e Kosovës, ora 11:40)
-Kryeparlamentari Glauk Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:20)
-Kryeministri Albin Kurti takohet me diplomatin grek, Nikos Dendias. (Qeveria e Kosovës, ora 12:50).
g.kosovari