Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Alket Hyseni ka zbuluar në ‘Real Story’ detaje nga ngjarja e Elbasanit ku mbeti i vrarë një person disa ditë para zgjedhjeve.
Hyseni thotë se Meta dy ditë më parë kishte bërë thirrje ‘’Gjeni patronazhistët’’. Ai shton se më pas u vra një patronazhist. Hyseni zbulon se Komisioni ka siguruar shkresa ku Presidenti Meta para zgjedhjeve kërcënonte institucionet të vepronin ndryshe pasi pas zgjedhjeve mazhoranca do të përmbyset.
“Kemi shkresa, ku i kërkohet institucioneve të mbajnë qëndrim ndryshe nga ai. Një aspekt ky. I thoshte veproni tani institucioneve, se kjo mazhorancë do përmbyset, dhe ju kujdesni se gjeni vend ku të futuni. Ka shkruajtur, do jetë parlamenti tjetër, do ketë mundësi të bëjë korrigjime të këtyre akteve që po bëni ju.
Kemi patur komunikime me institucione, kanë dhënë informacione të vyera. Ju jap një shembull si ajo e Elbasanit. Ajo nuk duhet të ndodhte, dhe aq më pak në hetimin e Komisionit dhe e nxitur dhe motivuar politikisht.
Sipas fakteve, dy ditë para ka qenë Presidenti, duke i thënë gjeni patronazhistët, dhe më pas një patronazhist është vrarë, që nuk janë dënuar kurrë nga Presidenti. Ai e ka shprehur, dhe nga ana tjetër mos dënosh këto akte” – tha Hyseni.
/a.r