Kryenegociatori Zef Mazi ka vizituar Madridin ku është takuar me Sekretarin spanjoll të Shtetit për BE-në, Juan Gonzalez Barba.
Lajmi konfirmohet nga Twitter ku Mazi ka publikuar edhe pamjet e diskutimeve në Madrid.
Kryenegociatori jep detaje, teksa shkruan:
“Shumë i gëzuar për takimin frytdhënës në Madrid me Sekretarin e Shtetit për BE-në Juan G Barba ku folëm për disa çështje. Njohja e progresit në përgjithësi. Kuptimi dhe mbështetja për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Spanja është gati ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian në disa drejtime. Faleminderit”.