Ura e Drëzezës është shembur pasi një kamion ka kaluar mbi të.
Makina e tonazhit të rëndë e ka bërë urën të pakalueshme, në një kohë kur sezoni turistik sapo ka filluar.
Dy automjete kanë përfunduar në ujë, për fat të mirë pa të lënduar në njerëz.
E dëmtuar nga përmbytjet e vitit 2017, dhe rindërtuar nga Ushtria, kjo urë lidh disa fshatra me qytetin e Fierit.
Mësohet se rrugët alternative për banorët e fshatrave janë mjaft larg, ndaj është e domosdoshme që ura të riparohet pa vonesë.
/a.r