Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg për tre të arrestuarit në operacionin e koduar “Binomi”.
Në burg u lanë Barim Flora, 42 vjeç, Ardjan Gjoka 33 vjeç dhe Jemin Flora 33 vjeç të cilëve policia në automjet u gjeti 4.6 kg lëndë plasëse tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.
Në pamjet e operacionit të publikuara nga Policia e Shtetit shihet dhe ndërhyrja që çoi në pranga tre të rinjtë. Një prej të arrestuarve, rezulton i dënuar më parë për dy vepra penale.
/b.h