Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e El Chapos, bënte një jetë përrallore në New York, duke shijuar përfitimet e martesës së saj me mbretin e drogës Joaquin Guzman Loera.
Por gjithçka ndryshoi për atë kur ajo u arrestua dhe u transferua në një burg në Virxhinia. Emma Coronel Aispuro mbahet në izolim, në një qeli të vogël ku sipas avokatit të saj, ajo lexon romane “romantike” për të kaluar kohën.
E gjendur në këtë situatë jeta e bashkëshortes së El Chapos ka pësuar një ndryshim të madh në krahasim, me jetën që bënte më parë, madje kishte në plan të niste një linjë veshjesh, El Chapo Guzman.
Zyrtarët e FBI thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015. Ndërkohë që nuk është caktuar ende një datë për gjyqin, por nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Analistët që studiojnë botën e trafikut të drogës thonë se 31-vjeçarja Coronel gdhendi një rol të pazakontë për veten e saj. Ajo ishte një figurë publike, një sipërmarrëse që ndihmonte për të kontrolluar se kush kishte qasje tek burri i saj ndërsa ai ishte duke drejtuar kartelin.
Historia e saj hedh dritë mbi botën e fshehtë të karteleve të drogës dhe grave që jetojnë brenda tyre. Tradicionalisht, gratë e trafikantëve të drogës shihen si “tejet seksi” thotë një studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Por, Coronel ishte ndryshe sepse ajo tregoi se gratë mund të mbajnë pozicione pushteti.
/a.r