Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi mbrëmjen e djeshme, në prangun e shtëpisë së tij. Biznesmeni, baba i dy vajzave, u qëllua për vdekje teksa po shkonë në banesë me dy plumba, një në kokë dhe një në trup.
Deri më tani, Policia e Shtetit ka shoqëruar një person që mendohet se ka pasur konflikt me viktimën para vrasjes së tij. Viktima ka pasur një sherr me një 27 vjeçar që prej vitit 2013, ku janë goditur edhe me sende të forta. Më pas, në vitin 2018, Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti.
Mëgjihatë pista kryesore për vrasjen e 45-vjeçarit vijon të jetë ajo e konkurrencës me biznesmenët e tjerë në zonë. Ngjarja bëhet edhe më e vështirë për t’u zbuluar pasi mungojnë pamje filmike rreth zonës së banesës së tij, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e autorëve të ekzekutimit.
Ndërkohë fqinjët e biznesmenit i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e të martës në Tepelenë tha për për Abcnews.al se biznesmeni, Çajup Selimi sipas tyre nuk kishte konflikte.
“Rreth orës 21:00 kemi dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Viktimën e njihnim, ishte djalë shumë i shkathët dhe bënte shumë për qytetin e Tepelenës. Na ka ardhur shumë keq. Nuk kishte konflikte me njeri dhe ishte punëtor i palodhur. Kjo ngjarje na ka tronditur. Dëgjuam dy krisma dhe u tronditëm jashtë, nuk e kuptuam persë ndodhi sepse ishte djalë shumë i rregullt”, është shprehur një nga fqinjët.
Kujtojmë se biznesmeni u ekzekutua në shkallët e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte.
Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk janë identifikuar. Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë.
g.kosovari