Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në Shqip në DritareTv u shpreh se nuk hyn në debat me Uran Butkën sepse nuk e konsideron koleg. Ai u shpreh se, Butka nuk është historian dhe nuk i shfrytëzon si duhet dokumentet që janë në arkivin e shtetit.
“Zoti Uran Butka me të cilin kam marrëdhënie fare normale jashtë historisë nuk është njeriu i duhur që të kritikojë. E para ai nuk ka patentë, nuk ka studiuar për histori, nuk ka diplomë historiane, pra nuk është historian. Kjo duket dhe në sjelljen e tij me lëndën.
Është nga ata që në 10 dokumente 9 i heq dhe mendon se e gjen të vërtetën në një dokument të cilin shpeshherë nuk e interpreton drejt si mjeshtër i zanatit. Unë nuk hyj në debat me Butkën sepse nuk e konsideroj një koleg në këtë fushë.
Sigurisht kur të pimë kafe mund të bisedojmë, por jo të bëjmë polemikë. Ai nuk e shfrytëzon si duhet arkivin tonë, nuk dyshoj që e ka parë.
Mban një qëndrim krejt selektiv ndaj dokumenteve. Ai nuk njeh dokumentacionin e madh që ka dalë në dritë këto dekadat e fundit. Dokumentacioni për misionin anglo-amerikan që mbajnë qëndrim të qartë edhe sa i përkeq marrëdhënieve të Ballit Kombëtar me pushtuesit nazi-fashitë, legalitetit, apo nacionalistëve të vençat, apo edhe me frontin nacional çlirimtar apo luftën civile. Ata bëjnë fajtor për luftën civile krerët e Ballit Kombëtar edhe që para Mukjes.”, tha Xhufi në Dritare.net.