Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rritjen e bashkëpunimit dhe diskutimit të shumë çështjeve që kompanitë italiane kanë me sistemin doganor, ku shkëmbimi i informacioneve do të ndikojë në përmirësimin e punës së Administratës Doganore.
Në takim u vlerësua me interes për të dy palët informimi i kompanive italiane me risitë e ADSH-së, si dhe për të realizuar një fushatë njohje me këto sipërmarrje për lehtësitë që ofron marrja e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar.
Italia është tashmë prej vitesh një ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë dhe në këtë aspekt Administrata Doganore luan një rol të rëndësishëm.
Top Channel