Rastet aktive me covid 19 në Shqipëri kanë pësuar rënien më të madhe dhe krahasohen me treguesit e muajit të dytë të pandemisë, prill 2020.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në vend janë ende të infektuar 433 persona, ose 15 raste aktive për 100 mijë banorë.
Ndërkohë 2 spitalet Covid në tiranë po shkojnë drejt zbrazjes totale. Në buletinin e ditës së hënë ministria e Shëndetësisë raporton për 39 të shtruar në total, dhe një humbje jete I moshës 70 vjeç në harkun e 24 orëve.
Sipas burimit zyrtar më rëndë paraqitet gjendja për 6 pacientë që po trajtohen në shërbimet e terapisë intensive në dy spitalet Covid 1 dhe Covid 2.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar vetëm 6 raste të reja me Covid 19 nga 2,325 testime të kryera në laboratorët shtetëror dhe privat.
Zyrtarisht në Shqipëri raportohen 2,451 viktima nga Covid 19 ndërsa 129,431 shtetas konsiderohen të shëruar.
/b.h