KAS ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në qarkun e Fierit.
“Vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të PD-AN për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në ZAZ Fier, si të pambështetur në ligj e prova.
Lënien në fuqi të vendimit të komisionierit shtetëror për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në ZAZ Fier për subjektet zgjedhore dhe kandidatët.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh relatori i çështjes Ilir Rusmali.
Kundër këtij vendimi, PD mund të bëjë brenda 5 ditësh ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
g.kosovari