Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani është kontaktuar nga ‘Faxweb’ në lidhje me videot që ka shpërndarë në rrjetin social ‘Tik Tok’ si dhe për hetimin që është nisur ndaj saj nga ILD. Ajo është shprehur se nuk ka asnjë rrjet të tillë online, si dhe akuzon se po ia bëjnë qëllimisht.
‘Janë skenare për të përbaltur figurën time. Nuk kam koment. Unë nuk kam rrjet social Tik Tok. Shpërndarja e tyre është bërë e qëllimshme’, deklaroi gjyqtarja.
Ndërkohë në lidhje me hetimin e nisur nga ILD , Kapedani thotë se nuk ka asnjë koment.
g.kosovari