Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në “pasarelë” sfilatash për TikTok. Ndërkohë që Elbasani vijon të jetë nën sundimin e krimit dhe pothuajse çdo ditë po dëgjohen krisma, kryetarja e gjykatës së qytetit Enkeleda Kapedani bën ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë modelingu.
Kapedani duket pashqetësuar nga e gjithë situata e rëndë që mbizotëron në qytet dhe gjen kohën të argëtohet në TikTok me video nga më të ndryshme duke ekspozuar edhe veshjet e saj. Në një prej videove shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj.
Siç shihte dhe nga pamjet në njërën prej shumë videove të publikuara në profilin e saj, ajo dëgjohet të thotë në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’. Duket sikur kjo gjyqtare në vend që të drejtojë luftën ndaj krimit në këtë qytet, loja me mafia i duket një “film”.
Kapedani ndodhet në këtë gjykatë në tetor të vitit 2015, ndërsa ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes si kryetar gjykate të gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, Kapedani bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.
g.kosovari
Per turp te botes
Veprime te nje femre te çmendur
Ça lloj injorante
I duket vetja e bukur kësaj?