Vetëm gjatë 1 ore ditën e sotme, policia rrugore ka vendosur 93 gjoba në aksin Rrogozhinë – Elbasan për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Me gjobë janë ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të cilët kryenin parakalime të gabuara.
Për të evidentuar dhe ndëshkuar shoferët e pabindur, patrullat e policisë rrugore kanë në përdorim edhe dronë të shumtë, me qëllim zbulimin e shkeljeve të Kodit Rrugor në zona të ndryshme.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar.
/a.r