Ish-presidenti Bujar Nishani nga Gjirokastra ka deklaruar se reagimet e tij kundër kreut të PD Lulzim Basha nuk janë për hatërmbetje personale. Ndërkaq nuk ka mohuar se është ndier i lënduar nga Basha, duke theksuar se fytyrën e tij nuk ia jep askujt. Ai tha se të gjithë prisnin ndryshimin më 25 prill por nuk ndodhi.
” Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim.Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga PD, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria spati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Ne kishim krijuar pritshëmëri që do të sjellim ndryshimin dhe filluam të shihnim veten në pasqyrë. Po projektojmë betejën e rradhës për 2025 ku bota mund të jetë shumë herë më ndryshe se sot.
Nuk është 13 qershori për përplasje të inatit të njërit apo të tjetrit por për ta bërë pd partinë e vlerave. Para pak ditësh më është adresuar Basha duke thënë se reagimet e mia janë për shkak të hatërmbetjeve personale, të them të drejtën jam ndier i lënduar sepse Basha më shumë se kushdo ai di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë dhe skan nevojë për ofiqe. Faqen dhe fytyrën time s’ja jap askujt as tim biri jo Bashës. Synimi im i rikthimit është, se e kam pasur mët ë madhe se basha karrigen, por kam pasur një bindje se mund ti shërbeja Pd si një avokati publike
Se është bërë tezë kjo pse ske folur më përpara. Pas marrëveshjes së 5 qershorit kur ra dakord për ndryshimet në kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e pd. Duhet të keni parasysh diçka që deri kur Rama të jetë në kryeministri do të bëjë procese mashtrimi sdo kurohet ndonjëherë. Sot po flasim për masakër zgjedhore dhe bie dakord. A është e vërtetë që blihet dhe shitet vota, po. Ka një blerës dhe shitës, unë dua të analizoj shitësin. Sjanë të gjithë shqiptarët që e shesin votën. Mua më rezulton se ai që e shet votën në momentin e fundit thotë se Bujari dhe Editi skanë për të fituar gjë të marrë 50 mijë lekëshin e të ik në shtëpi. KLa dhe nga ata qëse shesin votën por nuk hedhin votën”, tha Nishani.