Emigranti që humbi jetën sot në Athinë në një atentat mafioz është Ari Papa, 32 vjeç, që jetonte me familjen prej vitesh në Greqi.
Djali 32 vjeçar humbi jetën pasdrekën e të dielës ndërsa gjendej në një lokal në zonën e Sepolia në Athinë.
Një person i armatosur shtiu tetë herë mbi të duke e lënë të vdekur dhe u larguan të pashqetësuar nga vendi i krimit. Autori zbriti nga një taksi, u afrua në lokal dhe shtiu nga distancë e afërt duke u siguruar ti marrë jetën.
Hetimet nxorën se 32 vjeçari kishte qenë shënjestër e një serie sulmesh kriminale vitet e fundit në qendër të Athinës.
Mediat greke pohojnë se 32-vjeçari shqiptar që u vra ishte akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale, grabitje, trafik droge dhe madje si i përfshirë në marrëdhënie të dyshimta me zyrtarë të Policisë së Greqisë.
Përveç kësaj, ai dyshohet se kishte marrëdhënie me anëtarët e mafies shqiptare në burgje.
Përpjekje të tjera ishin bërë kundër tij. Më 26 maj 2019, ai u qëllua nga persona të panjohur pranë stacionit të autobusëve të Larisës dhe ishte plagosur rëndë.
Në fund të shkurtit 2021, i njëjti ishte arrestuar nga policia antidrogë në Rrugën e Kretës – ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike. Ai ishte i veshur me një jelek antiplumb dhe iu gjet një pistoletë Baikal plot me plumba!
Pasi u shoqërua në polici ai foli për kërcënimet ndaj jetës dhe u la i lirë disa orë më vonë.
Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga dy persona të panjohur.
Atë natë, 32-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa tre autorët u arrestuan më vonë nga Policia Greke në Athinë dhe u burgosën. Kapja e tyre u bë ndërsa u përpoqën të shpëtonin duke marrë arratinë me një taksi në të cilën lanë edhe një armë zjarri.
/a.r