Kandidatja për kryetare të PD, Edith Harxhi ndodhej sot në Gjirokastër. Ajo është e shoqëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në kuadër të fushatës brenda PD për kreun e ri.
Në fjalën e tij, Nishani tha:
“Kam ndjeshmëri të të qenit në Gjirokastër. Është situata e një Shqipërie, të gjithë këto faktorë qytetari partia janë pjesë e një të tëre që është Shqipëria. Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim.
Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga PD, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria s’pati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Ne kishim krijuar pritshëmëri që do të sjellim ndryshimin dhe filluam të shihnim veten në pasqyrë. Po projektojmë betejën e rradhës për 2025 ku bota mund të jetë shumë herë më ndryshe se sot”, tha Nishani.
Ndërkohë, kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka denoncuar se ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund ta marrë.
Harxhi nënvizoi se lista smund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve pasi ajop nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD.
“Sot jam para jush në një sfidë të vështirë, për të aritur deri te kandidimi nuk ka qenë vetëm një vendim personal por një mbështetje. Grupi për Pd, Kulluri, Nishani,por dhe shumë të tjerë, Imami, Elezi më kërkuan që unë të kandidoja për këtë garë. Pse? Një nga arsyet është sepse do të ishte një ndryshim për herë të parë kandidon një grua, por unë nuk htj në këtë garë vetëm sepse jam grua, sepse kjo është një garë e meritokracisë. Pd është në dorë të një kupole të vogël, të cilët e kanë marrë peng prej disa kohësh dhe ne duhet ta shpëtojmë. Nëse se shpëtojmë tani do të përfundojë si LDK e kosovës. Ne smund ta lejojmë këtë gjë, veprimtaria juaj smund të shkojë kot. Ju kaloni netë të tëra në kzaz gjatë zgjedhjeve dhe sjemi shpërblyer dhe ka ardhur momenti të shpërbleheni. Përveç ndryshimeve statutuore është një e drejtë themelore. Shpesh nuk gjen të rinj nëpër degët tona më.
Kishim bërë një propozim për të bërë një marrëveshje për dekomunistizimin në Shqipëri dhe nuk është pranuar. Polonia ka arritur të rrëzojë dhe monumentet. Ka një javë që serveri i listave të votuesve të Pd për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën. Lista smund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve sepse ju punoni me ato degë. Lista nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD. Unë jam futur në këtë garë të pabarabartë sepse siç kam thënë më parë sfidoj ata që pas 4 humbjesh vazhdojnë të mbajnë peng pronën”, tha Harxhi.
/a.r