Sezoni turistik është hapur, por Vlora ofron një pamje aspak të këndshme për këdo që e zgjedh atë si destinacion për të pushuar një fundjavë apo disa ditë.
Jo vetëm bregdeti por edhe qyteti, pedonalja apo Lungomarja e qytetit janë mbushur nga plehrat, për të cilat nuk kujtohet askush që t’i pastrojë.
Punën e Bashkisë së Vlorës për të cilën qytetarët paguajnë taksat kanë vendosur ta bëjnë këta të rinj, të udhëhequr nga deputeti socialist i sapozgjedhur Anduel Tahiraj.
Bashkë me një grup të rinjsh Tahiraj ka pastruar Bulevardin Vlorë – Skelë si dhe një pjesë të Pyllit të Sodës.
“Na vjen zor që qyteti nuk pastrohet dhe menduam si detyrën tonë dhe ftojmë cdo qytetar të bëhët pjesë e këtij partrimi për të mbajtur pastër qytetin tonë turistik”.
Tahiraj akuzon kryebashkiakun Leli se ka braktisur detyrën për të cilën vlonjatët e zgjodhën për t’i qeverisur.
“Ne nuk do rrimë të presim kryetarin e Bashkisë të bëjë punën e tij. Kemi një qytet të transformuar dhe duhet t’i përgjigjemi investimeve të qeverisë”.
Kjo nuk është hera e parë që Tahiraj dhe qytetarë të Vlorës akuzojnë kryebashkiakun Leli se ka braktisur detyrën dhe qytetarët. Vetëm pak metra larg pedonales dhe Lungomares, Vlora ofron rrugë të pashtruara e me gropa, të ngjashme me ato të viteve ‘90.
/a.r